Telegrafi

Arilena Ara dhe Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do”

Arilena Ara e Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do” (Foto: YouTube)

Këngëtarja Arilena Ara viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë e mediat gjithandej.

Bukuroshja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje të madhe me një performancë.

Ajo së bashku me prezantuesin Ardit Gjebrea kanë risjellë këngën “Kur braktisë atë që do” me anë të një interpretimi live me piano.

Arilena Ara e Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do” (Foto: YouTube)

Ky interpretim është shoqëruar me një video atraktive nga plazhi.

Zëri i mahnitshëm i Arilenës, tingujt që sjellë Gjebrea e në veçanti pamja e valët e detit, e kanë bërë të përsosur këtë performancë të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Arditi ndërkaq të njëjtin projekt në origjinal e solli para shtatë vitesh, saktësisht në 2013.

Arilena njëherësh gjatë kësaj kohe ka korrë suksese të mëdha në karrierë, e këtë vit ishte përzgjedhur për të prezantuar Shqipërinë në ‘Eurovision’. /Telegrafi/