Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të largohet nga Girona.
Lajmet e fundit nga Spanja, Anglia dhe Holanda kanë raportuar se reprezentuesi kosovar po kërkohet nga skuadra holandeze Willem II.
Nuk përjashtohet edhe mundësia që gardiani i Manchester Cityt të shkojë në një tjetër skuadër, por nuk pritet të qëndrojë te Girona.
Aro e kishte humbur vendin e titullarit te Girona pas një lëndimi, derisa Willem II po shihet si skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.
City është i interesuar ta dërgojë Arijanetin në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht.
Vlen të përmendet se Aro edhe më parë kishte qenë pjesë e Eredvisies, ku ishte i huazuar për një kohë të shkurtër tek NAC Breda.
Lojtari përveç klubit holandez NAC Breda dhe atij spanjoll Girona, kishte luajtur si i huazuar edhe për ekipin anglez Nottingham Forest. /Telegrafi/