Telegrafi

Arijan Ademi po largohet nga Dinamo Zagreb pas 13 viteve, do ta nënshkruajë kontratën e jetës me klubin e ri

Arijan Ademi ka vendosur të largohet nga Dinamo Zagreb pas 13 viteve qëndrim te klubi kroat.

Mesfushori shqiptar është pjesë e klubit më të madh kroat që nga mosha 18 vjeçare kur iu bashkua nga Sibenik dhe që nga ajo kohë është shndërruar në një legjendë të klubit.

Ademi ka qenë i huazuar për gjashtë muaj edhe te Lokomotiva e Zagrebit dhe pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar në ‘Maksimir’.

Por duket se koha ka ardhur ta lë Dinamon edhe pse ka kontratë me kampionët në fuqi të Kroacisë deri në verën e vitit 2026.

Mediat e ndryshme në Kroaci kanë raportuar se Ademi do të largohet në fund të muajit mars nga Dinamo Zagreb dhe karrierën do ta vazhdoj në Kinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Nuk specifikohet emri i ri i ekipit, por gjithnjë sipas mediumeve në Kroaci, Ademi do të transferohet në Kinë për kontratën e tij të jetës.

Mediumet kroate i referohen kështu kontratës së Ademit, pasi ai do të fitojë katër milionë euro për tre vite dhe kjo është një kontratë jashtëzakonisht e lartë duke marrë parasysh se është në moshën 31-vjeçare tani.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut deri më tani ka zhvilluar 356 ndeshje zyrtare me fanellën e Dinamos ku ka shënuar 41 gola e ka asistuar në 30 të tjerë. /Telegrafi/