Fati i saj ngriti në këmbë gjithë Austrinë. Në vitin 2007 Arigona Zogaj i ishte shmangur një aksioni të policisë Austriake që kishin urdhër për ta dëbuar në Kosovë ashtu siç dëbuan anëtarët tjerë të familjes së saj.
Por ajo nuk u dorëzua. Nga ilegaliteti, Arigona kishte komunikuar më opinionin përmes videove ku kërcënonte se do të vetëvritej nëse do ta detyronin të riatdhesohej në vendlindje. “Nëse ju më dëboni mua, unë do ta vras veten”, kishte thënë në ato Zogaj, transmeton albinfo.
Edhe pse ajo humbi betejën dhe iu deshtë të dëbohet në Kosovë, megjithatë presioni i madh nga popullata austriake dhe shoqata të ndryshme që i bënin vazhdimisht politikës dhe shtetit austriak, detyruan këta të fundit që në vitin 2012 Arigonës dhe familjes së saj të i jepet leja e qëndrimit në Austri.
Tani 23 vjeçarja Arigona Zogaj është duke përfunduar maturën ndërsa dëshiron të studion juridikun. “Ndihëm si austriake”, ka thënë ajo. Për financimin e studimeve, bukuroshja Arigona nuk ka nevojë të shqetësohet. Së shpejti ajo do të nënshkruaj një kontratë modelimi për fotografi dhe sfilata.
Domenik Wachta nga Agjencia e modës “Jademodels” i ka bërë ofertë vajzës shqiptare për të qenë pjesë e këtij agjencioni. “Kam mënduar që në atë kohë se çfarë mund të bëj për këtë person. Ajo është një femër shumë e bukur dhe do të ishte një modele perfekte”, ka thënë ai për “ore24.at”
Mbi 40 % e modeleve të këtij agjenscioni vijnë nga vendet e ish Jugosllavisë. Ato janë specializuar dhe kanë arritur karrierë ndërkombëtare.
E fundit ishte modelja Amajla Omanoviq, e cila vitin e kaluar u zgjodh topmodele në Austri. Atë natë që kishte fituar titullin duke u kthyer nga spektakli, Amalja kishtë pësuar aksident dhe pas disa muajve të kurimit, ajo sërish iu është kthyer skenës. “Po planifikoj një fotosesion të përbashkët të Amajles me Arigonën”, pohon Domenik Wachta.