Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar për nesër protestë kundër qeverisë.
Lidhur me këtë, Avni Arifi kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të PDK, LDK e VV-së që mos të dilet në protestë, prapë ajo do të jetë masive.
Ai këto komente i bëri në një postim në rrjetin social Facebook.
Lexoni postimin e plotë të Arifit:
Fort zor i kanë dhënë strukturat e PDK, LDK e sidomos VV te elektorati i tyre që mos të dilet në protestë.
Valla lehtë janë bo bashkë. Megjithatë, përkundër këtij presioni protesta do të jetë masive dhe paqësore. PROTESTO për të drejtat tua. (sic) /Telegrafi/