Qeveria e Kosovës është treguar e ashpër me zyrtarët europianë sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një përgjigje që kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ia ktheu zyrtarit evropian, Thomas Busch më 25 maj.
Kjo pasi ky i dyti e ftoi të parin më herët për një rreth të ri bisedimesh javën tjetër ë kryeqytetin e unionit.
Ajo që Busch shkroi e ka bërë nervoz kosovarin.
Arifi e refuzoi ftesën nuk është përmbajtur në përgjigjën e tij që e publikoi Klan Kosova
‘Duhet të theksoj se jam plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa juaj. Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, shkruan Arifi.
Sipas Arifit europianët po heshtin karshi dallavereve që po i bën Serbia. Në këtë rast ai përmend ujdinë për energjinë./KlanKosova/