Kryeministri Albin Kurti nesër do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.
Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.
“Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës dhe Serbisë. Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut”.
“Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen”.
“NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës “, shkroi Arifi.