Site icon Telegrafi

Arifi: Qeveria s’ka arritur ta shfrytëzojë administratën Biden

Analisti politik, Dritëro Arifi ka vlerësuar se qeveria aktuale e vendit, nuk ka arritur të shfrytëzojë administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas Arifit, qeverisja e Albin Kurtit ka një botëkuptim fëmijëror sa i përket politikës së jashtme.

Ai ka vlerësuar se njësoj si qeveritë e kaluara as kjo e tashmja nuk ka mundur të arrij asgjë në raport me Serbinë.

“Kjo qeveri 4 vjet nuk ka arritur ta shfrytëzojë administratën Biden, për të cilën ka luftuar me ardhur në pushtet. Imagjinojeni sa qesharak jemi. Botëkuptim fëmijëror i politikës së jashtme. Ne nuk është dashur ta akuzojmë BE-në, është dashur ta sfidojmë BE-në. Nëse ti e ke kuptuar që qeveritë e kaluara nuk kanë arritur me Serbinë më bë asgjë, ti e ke vazhduar të njëjtin ritëm”, është shprehur ai në  tëvë1.

Arifi më tej thekson se Kosova do të mbetet e izoluar dhe e varfër.

“Të kemi besua për me dhënë zgjidhje. Është dashtë me sfidua perëndimin. Kemi me mbet të izoluar, të pavarur, të varfër dhe krenar. Kjo është formula. Nuk ka tjetër zgjidhje”, ka shtuar ai.

Exit mobile version