Politologu Dritëro Arifi tha se Qeveria Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka humbur tri beteja kryesore.
Arifi pretendon se beteja e humbur e energjisë, do ta dobësojë shumë këtë Qeveri, pasi siç tha ai, do të jetë e pamundur të gjejnë zgjidhje.
“Nëse shohim pakëz më thellë se çfarë ka ndodhur prej kur ka ardhur kjo Qeveri në pushtet, janë tri beteja deri tash që i ka humbur, disa i ka fituar, sepse është përceptuar që korrupsioni nuk është më në nivelin e lartë. E para është energjia, që nuk do të kenë mundësi ta zgjidhin asnjëherë këtë problem derisa të jenë në pushtet dhe kjo do ta dobësojë shumë këtë Qeveri. E dyta është beteja kryesore, e ka humbur ekonominë dhe në fund vijnë sindikatat e arsimi”, tha Arifi në Tëvë1.
Arifi tha se partia aktuale në pushtet e ka humbur definicionin e fjalës politikëbërje.
Ai tha se politikëbërja është dialog permanent me të gjitha palët e interesit, gjë që sipas tij nuk po ndodhë.