Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me deputetin shqiptar në Serbi, Argjend Bajrami kanë takuar sot kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Arifi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ka paraqitur dy kërkesa për Qeverinë Kurti.
“Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçantë të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:
Fondin Kombëtar të Solidaritetit
Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.
Në fund ka thënë se zgjedhja e Konjufcës në organin më të lartë legjislativ, është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në republikë, njofton Telegrafi.