Avni Arifi, këshilltar i Ramush Haradinajt dhe Kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë, duke komentuar deklarimet e Kryeministrit se në Kosovë ka rritje ekonomike, thënë se Isa Mustafa s’po duket si Kryeministër por po merr role tjera.
“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka reaguar Arifi, përmes një postimi në Facebook.
Kryeministri Mustafa, ka thënë sot se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike. /Telegrafi/