Telegrafi

‘Arifhikmeti’ rruan flokët, publikon një pozë me ‘Kokën’ dhe Robertin (Foto)

Aktori nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, u bë i njohur për publikun e gjerë me rolin e ‘Arifhikmetit’ në hit serinë televizive, “O Sa Mirë”.

Ai aktualisht nuk është pjesë e këtij seriali, porse vazhdon me projekte të tjera artistike.

Ndërkohë, jo rrallë herë, Xhevdeti vendos ta ndryshojë dukjen e tij, qoftë për nevojat e roleve apo për arsye personale.

Robert Berisha, Xhevdet Jashari dhe Fatos Kryeziu (Instagram)

Së fundmi, aktori i ka shkurtuar shumë flokët dhe në rrjetet sociale ka publikuar fotografi me dukjen e tij të re.

Lexo po ashtu Nervozohet keq 'Arifhikmeti', shpërthen me një shkrim për shqiptarët dhe maqedonasit

Për më shumë, ai ka pozuar me muzikantin Robert Berisha dhe me aktorin Fatos Kryeziu, të njohur për rolin e ‘Kokës’ në serialin “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/