Telegrafi

‘Arifhikmeti’ paralajmëron diçka të madhe (Foto)

Aktori i njohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka paralajmëruar fansat që të presin diçka të re nga ai dhe kolegët e tij.

Ai ka pozuar së bashku me kolegët nga seriali “O Sa Mirë”, Edi Kastrati dhe Besnik Krapi.

“Epo diçka e madhe është duke ardhur, ‘edhe u sos çeçekjo punë’”, ka shkruar ai.

Kujtjomë se Xhevdet Jashari u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar, pikërisht me rolin e ‘Arifhikmetit’ në hit-serialin komik, “O Sa Mirë”. /Telegrafi/