Kanë kaluar 18 vjet që nga incidenti mes Evander Holyfield dhe Mike Tyson.
Por, aktori Xhevdet Jashari na e përkujton përmes një fotografie që e ka publikuar në Instagram.
Tyson në përballjen me Holyfieldin i kishte kafshuar veshin në vitin e largët 1997, transmeton Telegrafi.
Por, kësaj radhe ‘viktimë’ është Tyson, të cilit ia ‘kafshon’ veshin aktori i njohur më mirë si Arifhikmeti i serilait ‘O sa mirë’.
“Shikoni si e ka bërë fytyrën për gjynah”, ka shkruar Jashari përbri fotografisë teksa shihet duke i ‘kafshuar’ veshin boksierit legjendar amerikan.
Ndryshe, Arifhikmeti si duket po kalon qaste të mira në pushime para fillimit të xhirimit të sezonit të ri të serialit ‘O sa mirë’. /Telegrafi/