Telegrafi

“Arifhikmeti” e di çfarë e pret Milanin kur të takohet me Shkëndijën (Foto)

Shkëndija do të takohet me Milanin në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

E këtë ndeshje mezi po e pres edhe aktori shqiptar Xhevdet Jashari, i cili njihet si tifoz i flakët i ekipit tetovar.

Aktori, i njohur më mirë si “Arifhikmeti” i serialit të mirënjohur “O sa mirë”, e di mirë se çfarë e pret skuadrën italiane kur do të takohet me atë shqiptare.

“Ac millan do të ha si këtë qengjin, pritëm se erdha… Forca. Shkëendija”, ka shkruar Jashari në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dyja skuadrave me fanella kuqezi do të zhvillohet ditën e enjte (17 gusht) në San Siro për t’i lë vend takimit kthyes pas një jave në Shkup. /Telegrafi/