Site icon Telegrafi

Arifaj: Digjitalizimi duhet të jetë një vegël që qytetarëve ua thjeshtëson jetën

Mentor Arifaj, inxhinier softuerik në diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend, ka thënë se në të kaluarën digjitalizimi është përdorur për përfitime të caktuara.

“Me keqardhje e them se në të kaluarën digjitalizimi është bërë për përftime të caktuara sesa për qytetarët. Digjitalizimi e ka mundësinë që qytetari pavarësisht se ku është të mund të kryejë një proces të caktuar”, tha Arifaj.

Ai shtoi se digjitalizimi duhet të jetë një vegël që qytetarëve ua thjeshtëson jetën.

“Digjitalizimi duhet të jetë një vegël që qytetarëve ua thjeshtëson jetën dhe redukton shpenzimet e panevojshme”, u shpreh Arifaj.

Ky bashkëbisedim po organizohet nga ICK, Telegrafi.com dhe STIKK dhe po diskutohet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version