Telegrafi

Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikollë Nikprelaj sjellin “Kalorësi i lirisë”, këngë dedikuar Skënderbeut

Pamje nga performanca e tre artistëve (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Në valën e shumë projekteve komerciale që po sjellin estrada, nuk mungojnë edhe këngët me vlera apo ato patriotike.

Këngëtarët e njohur të skenës shqiptare: Arif Vladi, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj kanë mbledhur së fundmi forcat për të sjellë bashkë një projekt të ri muzikor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për këngën e re “Kalorësi i lirisë”, e cila i dedikohet heroit tonë të madh kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Muzika dhe orkestrimi i kësaj kënge janë realizuar nga mjeshtri i muzikës, Edmond Zhulali, dhe është publikuar me rastin e 550 vjetorit të vdekjes të heroit kombëtar.

Pamje nga performanca e tre artistëve (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur këngëtari Ilir Shaqiri.

Kënga këndohet e shoqëruar me Orkestra revyale e Prishtinës, e dirigjuar nga Valton Beqiri.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni i Radio Televizionit 21. /Telegrafi/