Site icon Telegrafi

Arieli, grimeri i famshëm i motrave Kardashian në Tiranë: Albërie Hadërgjonaj, një nënë për mua (Video)

Grimeri i famshëm Ariel Tejada këto ditë ka qëndruar në Tiranë, ku ka prezantuar studion më të re të bukurisë.

Ndryshe, ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është grimeri i shumë yjeve të njohur, ndër to edhe Kim Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner etj.

Lexo po ashtu Ende pa ardhur në jetë fëmija, Kylie Jenner bën shpenzime marramendëse për të (Foto)

Në një intervistë televizive për “Pasdite në Top Channel”, Ariel ka rrëfyer për më të rejat e tij.

Ndërkohë, ai tregoi edhe se si erdhi deri te njohja e rastësishme me Kylie Jenner, dhe si është të punosh me emra kaq të mëdhenj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I pyetur për miqësitë me yjet shqiptarë, Ariel përmendi këngëtaren Albërie Hadërgjonaj si mikeshën e tij më të mirë.

Ai e konsideron atë madje si një nënë të dytë, duke thënë se i ka dhuruar shumë mbështetje. /Telegrafi/

Exit mobile version