Site icon Telegrafi

Ariana Lirey për Don Xhonin: Nuk flasim më, ndihem mirë vetëm

Lidhja e Don Xhonit me Ariana Lireyn ka qenë shumë e komentuar gjatë viteve të fundit.

Kjo pasi dyshja bënë bujë të madhe fillimisht me njoftimin për romancë e më pas për deklaratat pas ndarjes.

Megjithatë, ata u rikthyen sërish këtë vit, pasi modelja ruse u shfaq në klipin e reperit shqiptar “Ike”.

Foto: Screenshot/Instagram

Lirey u pyet sërish nga fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram nëse është ende me Xhonatanin.

Lexo po ashtu Ariana Lirey flet për Don Xhonin: Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë

“A je akoma me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, u shpreh ajo.

Ariana mes tjerash muaj më parë zbuloi se kishte bërë dhe një tatuazh të ri, mbiemrin e Don Xhonit, ‘Isufi’. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version