Site icon Telegrafi

Ariana Grande vishet me fustanin e famshëm nga filmi “13 Going on 30”

Ariana Grande luajti në episodin e parë të drejtpërdrejtë të “The Voice” të hënën, duke nderuar personazhin në “13 Going on 30” të Jennifer Garner me të njëjtin fustan shumëngjyrësh Versace që shihet në film.

Fustani vjen nga koleksioni i Versace Pranverë 2003, dhe bëri mjaft famë në ekran në filmit të vitit 2004.

Grande madje i kapi flokët e saj në një topuz të hijshëm si personazhi i Garnerit, ndonëse e kapërceu gjerdanin e shkëlqyeshëm të fluturave.

Ylli i pop-it kishte gjithashtu një kombinim të ngjyrës në kapakun e syve dhe buzët rozë, me gjasë të krijuar me produkte nga linja e saj e ardhshme REM Beauty, e cila do të dalë të premten.

Kjo nuk është hera e parë që Grande i drejtohet personazhit Jenna Rink për inspirim; në klipin e saj “Thank U, Next”, Grande rikrijoi veshjen e saj nga skena e fundit e filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version