Telegrafi

Ariana Grande shfaqet për herë të parë me të fejuarin e saj që pas vdekjes së Mac Miller

Ariana Grande u shfaq për herë të parë që nga vdekja e parakohshme e ish-të dashurit të saj, Mac Miller.

Këngëtarja 25-vjeçare u duk e zymtë në New York të hënën në mëngjes me të fejuarin Pete Davidson, 24 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ariana ka qëndruar larg syrit të publikut, duke lënë mënjanë edhe eventin “Emmy Awards” të hënën, që pas ngjarjes së fundit, e cila e tronditi atë.

Lexo po ashtu Ariana Grande 'e dërrmuar' pas vdekjes së ish-të dashurit, dëgjon vazhdimisht këngët e tij

Të hënën, Grande u bashkua me të fejuarin e saj për një shëtitje të gjatë në Manhattan.

Çifti njoftohet se ecën së bashku për afër 30 blloqe me një roje të vetme të sigurisë së bashku me ta.

Pete mbante dorën e këngëtares, ndërsa u drejtuan për në afërsi të detit, ku Pete ndezi edhe një cigare.

Gjatë ditës së tyre, çifti bëri një ndalesë brenda një dyqani, ndërsa u fotografuan nga paparacët edhe në një moment intim duke u puthur.

Ish-i dashuri i Arianës, 26-vjeçari Mc Miller u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni më 7 shtator, si shkas i mbidozës. /Telegrafi/