Këngëtarja Ariana Grande është bërë hit në rrjetet sociale.
Kjo për arsye se ajo ka publikuar një video ku puth në buzë miken e saj, aktoren Liz Gillies, transmeton Telegrafi.
Kjo video që sipas këngëtares ishte publikuar aksidentalisht, ka marrë reagimin e menjëhershëm të fansave të saj.
22 vjeçarja përmes “Twitter” ka treguar se në fakt videon kishte dashur t’i dërgonte vetëm Liz në privat.
Ylli i popit nuk e ka fshirë videon, duke thënë se ishte ndër të preferuarat të saj. /Telegrafi/