Telegrafi

Ariana Grande padit kompaninë e veshjeve “Forever 21”, kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Ariana Grande po hedh në gjyq “Forever 21” për të paktën 10 milion dollarë dëmshpërblim për pretendimin se ata e përdorën ngjashmërinë e saj në një fushatë markeje të krijuar për të “sugjeruar para syrit publik”, një lidhje të rrejshme midis yllit të muzikës pop dhe kompanisë amerikane të modës.

Në padi thuhet se “Forever 21” i kërkoi Grandes që të bëhej partner me markën në fund të vitit 2018 por ajo nuk pranoi. Juristët për Granden pretendojnë se “Forever 21” ka përdorur imazhet plagjiaturë nga klipi i saj “7 Rings”, i publikuar në janar, për një fushatë reklamuese.

“Forever 21” kundërshton pretendimet, por thanë se nuk mund të komentojnë për çështjet gjyqësore në pritje, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këndoi aq bukur sa nuk e besuan që ishte 'live', Ariana Grande vendos t'i kundërpërgjigjet fanses që e akuzoi se po këndon 'playback'

Një postim në llogarinë e Instagramit, “Forever 21” tregoi një pamje të Ariana Grandes të veshur me një xhaketë dhe aksesorë, pak a shumë i ngjashëm me paraqitjen e saj në klipin “7 Rings”.

Përshkrimi i postimit nga marka e modës citon një varg nga kënga që thotë: “Faleminderit, sapo e bleva!”.

Procedimi gjyqësor citon gjithashtu postime nga llogaria e Instagramit të “Forever 21”, që përfshinin imazhe të Ariana Grandes nga klipi “Thank U, Next”.

Procedura gjyqësore deklaroi se ngjashmëritë ishin “të çuditshme”, duke pohuar: “Synimi i “Forever 21” ishte i qartë: të sugjeronte para publikut që Arian Grande miratoi “Forever 21″, të reklamonte dhe sugjeronte profuktet e saj”.

Filiali i “Forever 21” në New York, të paditur tashmë nga Ariana Grande (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Grande njoftoi avokatët e saj për imazhet në shkurt të këtij viti. “Forever 21” ranë dakord që t’i heqin të gjitha postimet e paautorizuara, por imazhet mbetën në llogarinë e mediave sociale të markës deri në mes të prillit, thuhet në padi.

Padia e Grandes pretendon se e drejta e saj për publicitet ishte shkelur, së bashku me miratimin e rremë, shkeljen e markës tregtare dhe shkeljen e të drejtës së autorit. Ajo pretendon se “Forever 21” ishte në kërkim për të rritur famën e saj ndërsa kompania përgatitet për një paraqitje të mundshme falimentimi. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)