Telegrafi

Ariana Grande goditet me limon në skenë

Ariana Grande (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Këngëtarja Ariana Grande është goditur me limon nga një fans gjatë performancës në Festivalin Coachella.

Fansat e pranishëm në publik kanë arritur ta kapin momentin kur limoni e godet këngëtaren në gjoks.

25-vjeçarja nuk është shqetësuar nga ky veprim dhe ka vazhduar me interpretimin e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

Nuk dihet arsyeja pse ka ndodhur kjo, ndërsa spekulohet se ka pasur të bëjë me faktin që ajo është paguar më shumë se Beyonce dhe ndonjë fans i Knowles e ka goditur duke iu referuar albumit “Lemonade”.

Newsweek ka raportuar se Beyonce është paguar katër milionë dollarë për të performuar në Coachella, derisa Ariana i ka marrë tetë milionë dollarë, duke qenë se marrëveshja ishte arritur në momentet e fundit pas dështimit të Kanye West. /Telegrafi/