Telegrafi

Ariana Fejzullahu në muajt e fundit të shtatzënisë, tërheq vëmendjen me pozat atraktive

Foto: Ariana Fejzullahu/Instagram

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, njëherësh blogerja Ariana Fejzullahu, është duke i shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj shumë shpejt do të bëhen edhe me një vajzë tjetër.

Përderisa ndodhet në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Ariana ka realizuar një set të veçantë fotografik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në Instagram, Fejzullahu shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan me lule, teksa pozon në natyrë.

Me një buzëqeshje të lehtë dhe duar në barkun e rrumbullakosur, ajo ka bërë me dije se mezi po e pret ardhjen në jetë të fëmijëssë katërt.

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet që Ariana ka marrë nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për këto fotografi. /Telegrafi/