Site icon Telegrafi

Arian Çani largohet nga Facebooku?

Arian Çani ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale. Lajmin e ka dhënë mbrëmë vetë gazetari i njohur gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Shkaku përse Çani ka fshirë llogarinë janë sozitë e shumta që gjenden në Facebook me emrin dhe fotografitë e tij.

Çani deklaroi se ka shumë profile false në Facebook të cilët shpesh herë kanë abuzuar me emrin e tij duke bërë deklarata që ai nuk ishte në dijeni. Mediat dhe protalet online i kanë marrë ato duke i shndërruar në lajme.

Ai u ka bërë thirrje fansave dhe ndjekësve të tij që t’i raportojnë këto profile false që të mbyllen nga Facebook.

Tani e tutje nëse kërkoni të kontaktoni më Arian Çanin ai do të këtë vetëm një Fun-page qe administrohet nga stafi i tij dhe që ka edhe numrin më të lartë të ndjekësve nga gjithë profilet e tjera që ekzistojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version