Të premten në emisionin “Zone e Lirë”, të ftuar kanë qenë disa emra të njohur.
Këngëtarët Kastro Zizo, Eneda Tarifa e Robert Berisha promovuan këngën e tyre më të re “Çuna dhe goca”.
Mirëpo moderatori i emisionit, Arian Çani, i kishte përgatitur një befasi jo fort të këndshme Robertit gjatë emisionit.
Çani ftoi në skenë këngëtaren Albulena Ukaj, e cila në pamje ngjason shumë me Tunën.
Ai e ftoi atë në skenë si këngëtaren me emrin Tuna, duke i bërë të gjithë të besojnë se është ajo.
Në momentin që Albulena hyri dhe u prezantua si Tuna, Çani bëri të ditur se arsyeja e ftesës së saj në këtë emision është që t’i sqarojnë kontradiktat e tyre.
Mirëpo problemi me mikrofonin bëri që këngëtarja të mos dëgjohet teksa fliste, e ndërsa Roberti ironizoi duke thënë: “S’është mësuar ta mbajë mikrofonin, se këndon ‘playback'”.
Me këtë gjë, këngëtari sikur la të kuptohet se në ato momente, ai po besonte vërtet se përball kishte kunatën e tij.
Raportet jo të mira mes Tunës dhe çiftit Nora dhje Robert janë bërë tashmë publike, dhe dihet që nuk janë të mira. /Telegrafi/