Përkundër mungesës së futbollistit kryesor, Argjentina e ka mposhtur Kilin në atë që ishte përsëritje e finales nga edicioni i kaluar i Copa America.
Albicelestët treguan se janë skuadër dhe nuk varen nga një njeri duke fituar me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluat në Santa Clara.
Superylli i Barcelonës ishte një rezervë papërdorur, pasi trajneri Gerardo Martino nuk dëshironte të rrezikojë me kapitenin që po mjekohet nga lëndimi në shpinë.
Angel di Maria (51’) dhe Ever Banega (59’) shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, derisa Jose Fuenzalida shënoi një gol për Kilin në fund të ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YKWyyJGZx60
https://www.youtube.com/watch?v=mzyaMSvTTiI