Telegrafi

Argjentinasja ua shpëton tri herë jetën fëmijëve të vetë, brenda pak sekondave (Video)

Një nënë në Argjentinë ka arritur t’i shpëtoj dy fëmijët e saj nga tri fatkeqësi për vetëm pak sekonda.

Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar në qytetin Rosario, shihet se si një veturë humb kontrollin dhe rrokulliset në drejtim të kësaj gruaje që ishte me dy fëmijët, transmeton Telegrafi.

Raportohet se shoferi kishte pasur probleme shëndetësore dhe në një moment kishte humbur kontrollin mbi timonin, kurse derisa vetura po rrokullisej kjo grua po qëndronte pranë semaforit që nga goditja e veturës u këput.

Por, ishte reagimi i saj që përveç përplasjes së veturës, i shpëtoi fëmijët edhe nga semafori. Dhe kur u duket se gjithçka mbaroi, ajo u ballafaqua edhe me një problem tjetër.

Në atë moment nga frika fëmijët e saj dolën në rrugë, ku për një fije floku për pak sa nuk u godit nga një veturë tjetër që ishte duke lëvizur me shpejtësi. /Telegrafi/