Telegrafi

Argjentinasja rrah bijën e saj shtatëvjeçare, vetëm pse i kërkoi një filxhan çaj (Video, +18)

Një nënë e tre fëmijëve është arrestuar, pasi është filmuar  duke rrahur brutalisht vajzën e saj më të vogël vetëm pse i kërkoi një filxhan me qaj.

Daniela Galarza kishte humbur durimin, kur vajza shtatëvjeçare i kërkoi të ëmës që t’i përgatisë një filxhan me qaj në shtëpinë e tyre në pjesën qendrore të Argjentinës, më saktësisht në qytetin Cordoba, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq vajza e saj e madhe që është 16-vjeçe ka filmuar këtë moment shokues me telefon të mençur, ku dëgjohet duke mallkuar vajzën që mezi arrinte të mbrohej.

Edhe pse mundohej ta mbulonte fytyrën nga grushtat e ëmës, ajo vazhdimisht pranonte shuplaka e grushta derisa motra e saj 11-vjeçe qëndron shumë pranë saj duke mos pasur çfarë të bëjë.

“Bëje çajin. Çfarë të gjen ty nëse ngritesh në këmbë për ta bërë çajin”, dëgjohet Galarza duke bërtitur në video derisa vazhdimisht e rrahte të bijën. /Telegrafi/