Telegrafi

Argjentina zbulon listën për ndeshjet me Irakun dhe Brazilin, vazhdon t’i besohet Series A

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar këtë të premte listën e lojtarëve të kombëtares së Argjentinës, për ndeshjet me Irakun dhe Brazilin.

Argjentina luan dy miqësore në muajin tetor, kundër Irakut dhe Brazilit, respektivisht më 11 dhe 16 tetor.

Juan Foyth, Nicolas Otamendi, Roberto Pereyra dhe Rodrigo de Paul janë emrat e rinj që i janë bashkuar grupit, që përbëhet nga 31 lojtarë.

Otamendi kishte munguar në ndeshjet e kaluara miqësore.

Pereyra pas formës së mirë me Watfordin dhe De Paul me Udinesen kanë marr ftesë.

Gonzalo Montiel, i cili konsiderohet një talent premtues në atdhe, është mungesa e madhe.

Vazhdon tu besohet sulmuesve të Serie A si Icari, Dybala dhe Simeone që po ashtu janë ftuar për këto ndeshje. /Telegrafi