Argjentina Ramosaj është shfaqur emocionale së fundmi.
Kjo pasi që ajo postoi një fotografi me bashkëshortin e saj.
Është ditëlindja e Dukagjin Fetahut, bashkëshortit të saj që ka shtyrë këngëtaren të urojë në formë emocionale.
“Urime ditëlindjen për bashkëshortin më të mirë dhe babain mëtë mirë në botë. Të duam shumë”, u shpreh Argjentina.
Këngëtarja prej kohësh është e lumtur me Dukagjinin.
Ata kanë një djalë, i cili është pagëzuar me emrin, Noah.
Argjentina po shijon kohën si nënë, kurse angazhimet muzikore i ka lënë paksa menjëanë. /Telegrafi/