Telegrafi

Argjentina Ramosaj shfaqet në poza ‘të nxehta’ me bashkëshortin në Dhërmi (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me një projekt shumë të suksesshëm, të titulluar “Pse”.

Një tjetër këngë, por kësaj radhe me ritme verore është në planet e Argjentinës, e cila do të sjell një tjetër projekt gjatë verës.

Aktualisht, ajo është duke shijuar disa ditë pushimi bashkë me bashkëshortin e saj Dukagjin Fetahun, dhe djalin e vogël Noah.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Argjentina ka publikuar disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ ku shfaqet me bikini nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, teksa shijojnë ditën me diell.

Çifti kanë mbi tre vite të martuar, ndërsa gëzojnë një jetë shumë të lumtur familjare. /Telegrafi/