Telegrafi

Argjentina Ramosaj paralajmëron baladën e re “Who am I” më 30 nëntor

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka paralajmëruar diçka të re për fansat e saj.

Më 30 nëntor të këtij muaji, ajo do të sjell baladën e saj më të re, e cila mban titullin “Who am I”, që përkthyer në shqip do të thotë “Kush jam unë”.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në natyrë të hapur teksa është e veshur në të zeza.

Në përshkrimin e fotografisë, ajo preferoi të shkruajë vetëm datën e publikimit, duke mos zbuluar shumë detaje nga projekti i ardhshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kujtojmë që këtë vit, ajo shënoi rikthimin në muzikë pas dy vitesh me bashkëpunimin e saj me Young Zerkën, “Pishman”, e cila është pritur mirë nga fansat.

Mes të qenit një nënë e përkushtuar në jetën private, Ramosaj duket se po e gjen mjaft mirë kohën që të jetë edhe pranë fansave përmes projekteve muzikore.

Ka kohë që ajo nuk ka sjell për fansat ndonjë baladë, ndaj edhe projekti i radhës duket se do të jetë më se i mirëpritur për audiencën e saj. /Telegrafi/