Telegrafi

Argjentina Ramosaj një mama atraktive, shëtit djalin me biçikletë rrugëve të Amsterdamit

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Këngëtarja Argjentina Ramosaj, së fundmi ka udhëtuar bashkë me familjen e saj drejt Holandës, për të shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo është rritur në atje, dhe nuk heziton që çdo vit ta vizitojë vendin ku ka jetuar për një kohë të gjatë.

Argjentina është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në Instagram, ku shfaqet bashkë me të birin e saj, Noah, ndërsa shëtisin rrugëve të Amsterdamit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ramosaj duket një mama mjaft sportive dhe atraktive, përderisa nuk heziton që ta shëtisë të birin me biçikletë.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e shkëlqyer.

Argjentina këtë vit ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, duke publikuar plot katër të tilla brenda një viti. /Telegrafi/