Argjentina Ramosaj është njëra nga këngëtaret më të bukura të skenës muzikore shqiptare.
Një fotografi e para disa viteve më parë na tregon atë se si dukej në moshën 16 vjeçare, transmeton Telegrafi.
Ka qenë nëna e këngëtares, fotografja e njohur Suzana Mushkolaj, e cila në profilin e saj ka shpërndarë një fotografi të vajzës së saj dhe sipas përshkrimit mashkulli krah Argjentinës është daja i saj.
Këngëtarja, e cila ka disa muaj që është bërë nënë për herë të parë, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar djalit të saj të quajtur Noah. /Telegrafi/