Telegrafi

Argjentina Ramosaj ndan me fansat një imazh të ëmbël, duke i dhuruar puthje bashkëshortit

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Këngëtarja Argjentina Ramosaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa kohëve të fundit paralajmëroi edhe një rikthim të mundshëm në muzikë.

Ndërkohë, Argjentina është e hapur me fansat e saj edhe përsa i përket jetës private, duke ndarë me ta ndonjë imazh të ëmbël me djalin ose bashkëshortin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, këngëtarja Ramosaj publikoi për fansat e saj një fotografi mjaft të veçantë në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një anije bashkë me burrin e saj, Dukagjini.

Çifti po shkëmbenin një puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjersa fotografia duket të jetë shkrepur në brigjet e bregdetit shqiptar, pasi familja kaluan disa ditë të mira pushimi në jug javën e kaluar.

“Prapa skenave”, ka shkruar Argjentina në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/