Këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe reperi Vig Poppa janë bërë bashkë për projektin e tyre të radhës.
Nesër (e mërkurë) ata do të publikojnë këngën e tyre më të re, e cila është punuar nga Cekic.
Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Fotoja në fjalë është realizuar në xhirimet e klipit, i cili do të jetë gjithashtu shumë interesant.
Dyshja nuk kanë preferuar të bëjnë të ditur titullin e projektit, duke dashur ta mbajnë befasi për publikun.
Klipi do të publikohet në orën 17:00 në kanalin zyrtar të reperit Vig Poppa në YouTube. /Telegrafi/