Jorge Sampaoli e ka publikuar lisën për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Trajneri argjentinas ka lënë jashtë emra të njohur, por më i forti mbetet sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
Listës i prijnë në sulm emra të mëdhenj si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala e Sergio Aguero.
Pika e dobët vazhdon të mbetet porta, ku edhe për këtë botëror janë ftuar rezervistë në klubet e tyre si Sergio Romero e Willy Caballero.
Otamendi e Fazio do t’i prijnë mbrojtjes, ndërsa në mesfushë spikat emri i Javier Mascheranos, i cili edhe pse është larguar drejt Kinës, do të jetë në Rusi.
Biglia, Banega dhe Di Maria po ashtu do të jenë pjesë e Argjentinës.
Edhe talenti i PSG-së, Lo Celso, është ftuar nga Sampioli. /Telegrafi/
Argjentina: Romero, Caballero, Armani; Mercado, Ansaldi, Otamendi, Fazio, Rojo, Tagliafico, Acuna; Mascherano, Salvio, Biglia, Lo Celso, Banega, Lanzini, Meza, Di Maria, Pavon; Messi, Dybala, Higuain, Aguero.