Site icon Telegrafi

Argjentina publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme, kthehet Lionel Messi

Lionel Messi. (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Kombëtarja e Argjentinës ka bërë publike listën me 31 lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme.

Bardh e kaltërtit do të përballen në dy ndeshje miqësore fillimisht me Venezuelën në Madrid dhe katër ditë më vonë me Marokun.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.

Bije në sy rikthimi i Lionel Messit në Kombëtare, pasi ylli i Barcelonës nuk kishte luajtur me Argjentinën që nga vera e vitit 2018.

Ndeshja e fundit e Messit me fanellën e Argjentinës ishte në vitin 2018 ndaj Francës.. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë jashtë listës ka mbetur sulmuesi i Interit, Mauro Icardi për shkak të lëndimit.

Lista e Argjentinës:

Portierë: Juan Musso, Agustin Marchesin, Esteban Andrada, Franca Armani.

Mbrojtës: German Pezzella, Gabriel Mercado, Juan Foyth, Nicolas Otamendi, Walter Kannemann, Nicolas Tagliafico, Marcos Acuna, Gonzalo Montiel, Renzo Saravia, Lisandro Martinez.

Mesfushorë: Leandro Paredes, Guido rodriguez, Giovani Lo Celso, Manuel Lanzini, Roberto Pereyera, Angel Di Maria, Matias Zaracho, Ivan Marcone, Domingo Blanco, Rodrigo De Paul.

Sulmues: Lionel Messi, Gonzalo Martinez, Paulo Dybala, Angel Correa, Lautaro Martinez, Dario Benedetto, Matias Suarez. /Telegrafi/

Exit mobile version