Telegrafi

Argjentina publikon lisën për Kupën e Amerikës: Kthehet Messi, mungon Icardi

Argjentina . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Argjentina e ka publikuar listën për Kupën e Amerikës që do të mbahet këtë verë në Brazil, ku nuk mungon Lionel Messi, por emri i Mauro Icardit nuk gjendet në këtë listë. 

Sa i përket emrave të sulmit Lautaro Martinez e ka fituar një thirrje për këtë garë.

Mauro Icardi . (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

Paolo Dybala po ashtu do të tubohet, ndërsa nga Seria A janë edhe German Pezzella dhe Rodrigo de Paul.

Copa America mbahet nga 14 qershori deri me 7 korrik.

Lionel Messi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Argjentina është në grup  me Kolumbian, Paraguain dhe Katarinnë Grupin B. /Telegrafi/  


Skuadra e Argjentinës   

Andrada, Armani, Marchesin; Foyth, Funes Mori, Otamendi, Pezzella, Casco, Acuna, Saravia, Tagliafico; Paredes, Guido Rodriguez, Lo Celso, Pereyra, Palacios, De Paul; Aguero, Di Maria, Dybala, Martínez, Messi, Matias Suarez