Argjentina e ka publikuar listën për Kupën e Amerikës që do të mbahet këtë verë në Brazil, ku nuk mungon Lionel Messi, por emri i Mauro Icardit nuk gjendet në këtë listë.
Sa i përket emrave të sulmit Lautaro Martinez e ka fituar një thirrje për këtë garë.
Paolo Dybala po ashtu do të tubohet, ndërsa nga Seria A janë edhe German Pezzella dhe Rodrigo de Paul.
Copa America mbahet nga 14 qershori deri me 7 korrik.
Argjentina është në grup me Kolumbian, Paraguain dhe Katarinnë Grupin B. /Telegrafi/
Skuadra e Argjentinës
Andrada, Armani, Marchesin; Foyth, Funes Mori, Otamendi, Pezzella, Casco, Acuna, Saravia, Tagliafico; Paredes, Guido Rodriguez, Lo Celso, Pereyra, Palacios, De Paul; Aguero, Di Maria, Dybala, Martínez, Messi, Matias Suarez
#SelecciónMayor ¡Estos son los 23 convocados! Aquí, la lista de @lioscaloni para disputar la @CopaAmerica de Brasil.#VamosArgentina 🇦🇷💪⚽️ pic.twitter.com/ldiNiUV2zB
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) May 21, 2019