Site icon Telegrafi

Argjentina po vuan nga lëndimet, Dybala dhe dy yje të tjerë mund të përjashtohen nga lista

Përfaqësuesja e Argjentinës ka bërë dy ndryshime në listë pas publikimit disa ditë më parë.

Joaquin Correa dhe Nicolas Gonzalez u larguan shkaku i lëndimeve, derisa Angel Correa dhe Almeda janë ftuar për Kampionatin Botëror.

Por lista e Argjentinës mund të ketë tjera ndryshime dhe trajneri Lionel Scaloni ka mundësi të largojë nga grumbullimi lojtarë dhe të ftojë të rinj deri një ditë para ndeshjes së parë që zhvillohet të martën.

Një emër tjetër i madh që rrezikon të humbas botërorin është Paulo Dybala, i cili nuk luajti fare në miqësoren që Argjentina e zhvilloi ndaj Arabisë Saudite.

“Nuk i aktivizova të gjithë lojtarët ndaj Arabisë sepse vendosa të mos i rrezikoj, edhe pse mund ta kisha bërë diçka të tillë”.

“Por nuk dua që të kaloj as rrezikun më të vogël përpara kësaj aventurë që pritet të nisim. E vërteta është se i kemi disa probleme të vogla me dëmtimet, por mungojnë ende disa ditë për të konfirmuar përfundimisht listës”, tha Scaloni.

Mediat argjentinase kanë raportuar se Paulo Dybala, Alejandro Gomez dhe Christian Romero janë lojtarët që kanë ndjerë shqetësime dhe ende nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Katar 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version