Argjentina ka fituar 1-0 ndaj Paraguait në rrethin e tretë të Kupës së Amerikës.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Alejandro Gomez që u asistua nga Angel di Maria.
Një tjetër shans i mirë për Argjentinën erdhi shtatë minuta më vonë, kur Lionel Messi tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi shkoi afër shtyllës së majtë.
Junior Alonso shënoi golin e barazimit për Paraguain në minutën e 45+1, por, atë e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë më shumë e baraspeshuar dhe rastet serioze munguan.
Ishte Argjentinas që e kishte iniciativën, mirëpo deri te konkretizimi i aksionit, gabonin në pasime dhe ato bllokoheshin nga mbrojtësit kundërshtar.
Argjentina është lider i Grupit A me shtatë pikë, Kili me pesë, Paraguai me tre, Uruguai me një dhe Bolivia ende pa pikë. /Telegrafi/