Argjentina ka fituar 4-1 ndaj Bolivisë në kuadër të rrethit të pestë në Kupën e Amerikës.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Alejandro Gomez, derisa Lionel Messi ishte në rolin e asistuesit.
Ishte minuta e 33-të, kur Argjentina fitoi një penallti dhe ylli i Barcelonës mori përgjegjësinë që ta gjuante, duke shënuar me sukses.
⚽ @Argentina 🇦🇷 3 (Alejandro Gómez y Lionel #Messi x2) 🆚 #Bolivia 🇧🇴 0
👉 ¡En marcha el segundo tiempo! pic.twitter.com/CjyM8S1cZN
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) June 29, 2021
Pa përfunduar pjesa e parë, Sergio Aguero asistoi për Messin (42’), për të shkuar në pusim me epërsinë prej 3-0.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Bolivinë, që arritën të shënonin për 3-1 me anë të Saavedras, e Leonel Justiniano ishte asistuesit.
⚽ @Argentina 🇦🇷 4 (Alejandro Gómez, Lionel #Messi x2 y Lautaro Martínez) 🆚 #Bolivia 🇧🇴 1 (Erwin Saavedra)
👉 ¡Final del partido en Cuiabá!
🔜 El elenco comandado por Lionel Scaloni jugará el próximo sábado ante #Ecuador 🇪🇨
¡#VamosArgentina! 💪 pic.twitter.com/yqLU4YQa9M
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) June 29, 2021
Por, argjentinasit u përkujdesën që të fitonin me rezultat bindës me anë të Lautaro Martinez, që shënoi në minutën e 65-të.
Fitore në këtë rreth mori edhe Uruguai, që mposhti Paraguain me rezultat minimal, 1-0.
Argjentina është lider i Grupit A me dhjetë pikë, Uruguai me shtatë, Paraguai me gjashtë, Kili me pesë dhe Boliviua ende pa asnjë. /Telegrafi/