Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga më të ndryshmet nga festa familjare.
Djali i saj i vetëm Noah dje ka mbushur 3 vjet jetë. Këngëtarja 28-vjeçare si një nënë e përkushtuar për të voglin e saj, ka përgatitur një festë të ëmbël, shkruan rtv21.tv.
Ajo në llogarinë e saj “Instagram” ka publikuar disa fotografi nga festa dhe një shkrim ku e ka uruar djalin e ditëlindjes. “Gëzuar ditëlindjen Noah, bebja ime u bë 3 vjeç sot. Duke festuar 3 vjetorin me ariun tonë.
Ne të duam shumë”, ka shkruar ajo pranë fotos ku shihet me burrin e saj Dugin dhe djalin.
Sa i përket jetës profesionale muzikore, “Sekreti” është projekti i fundit i Argjentinës në bashkëpunim me Dj Geek.