Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, bazuar në planin e përbashkët të veprimit për vitin 2024, kanë zhvilluar sot aktivitete të koordinuara në qytetin e Pejës.
Aksioni u realizua në 10 lokacione.
Nga ATK kanë bërë të ditur për Telegrafin se fokusi i këtij aksioni ka qenë tek bizneset që merren me shitblerjen dhe përpunimin e arit.
E nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore.
Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin. /Telegrafi/