Alphonse Areola i është bashkuar Real Madridit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Portieri francez u transferua në Santiago Bernabeu, ndërsa Keylor Navas iu bashkua Paris Saint Germainit.
Edhe pse iu bashkua madrilenëve si portier i dytë, francezi synon të jetë titullar te Los Blancos.
“Unë kam ardhur për të dhënë kontributin tim në këtë skuadër. Do të punoj maksimalisht, do të stërvitem dhe do të bëj detyrat e mia. Pastaj është trajneri ai që vendos”, tha Areola.
Portieri francez u ndal për të folur edhe për rivalin e tij te Reali, Courtois, duke e vlerësuar lartë
“Courtois është një portier shumë i mirë dhe konkurrenca na ndihmon të dyve. Unë pres që të kem shanset e mia për të treguar vlerat”, ka thënë portieri francez. /Telegrafi/