Skuadra e Ballkanit e ka transferuar në radhët e veta mesfushorin Arens Mateli.
Përmes njoftimit të klubit nga Suhareka është bërë e ditur se ai ka ardhur nga klubi turk, Akhisarspor dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Futboll Klub Ballkani njofton se Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën trevjeçare”.
“Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kukësit në Shqipëri”.
“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruan në njoftimin e Ballkani. /Telegrafi/