Telegrafi

‘Arena Kombëtare’ ka marrë formë, pritet të përurohet në muajin nëntor

Stadiumi kombëtar ‘Arena Kombëtare’ është drejt përfundimit të punimeve.

I ndërtuar në Tiranë, shtëpia e re e Kombëtares së Shqipërisë është në përfundim e sipër.

FSHF ka publikuar një video ku shihet se tanimë është duke u shtruar tapeti i gjelbër.

Ky stadium pritet të përurohet në muajin nëntor, edhe pse ende nuk është zyrtare.

Besohet se ndeshja Shqipëri – Francë do të jetë ndeshja e parë që do të zhvillohet në Arenën Kombëtare. /Telegrafi/